I “ruajti në sirtarë” lëndët kundër Sasho Mijallkov, gjykatësi Enever Bexheti, përfundon në listën e zezë amerikane

I "ruajti në sirtarë" lëndët kundër Sasho Mijallkov, gjykatësi Enever Bexheti, përfundon në listën e zezë amerikane

Edhe shpëtimtari i Sasho Mijallkovkit përfundoi në listën e zezë amerikane. Gjykatësi kontrovers Enver Bexheti ditë më parë u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit se futet në listën e zezë amerikane bashkë me Artan Grubin për “përfshirjen e tyre në marrjen e ryshfetit për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimet e Sasho Mijallkovit”.

Kush është Enver Bexheti? Gjykatësi që çoi në këmbë gjyqësorin për t’u ulur në njërën nga ulëset e Gjykatës Supreme dhe shkaktoi tërmet në sistemin e drejtësisë përmes lidhjeve të tij politike dhe ndikimit të tij derisa çoi në shkarkim edhe ish kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva nga një puç të cilin e kishte drejtuar anëtari Selim Ademi.

Ruajtja e lëndës “Target-Fortesa” nga ana e tij dhe “Thesari” nga Lirije Elezi e kishin shpëtuar Mijallkovin për të mos shkuar në burg, duke i mundësuar madje edhe vjetërsimin e veprave. Enver Bexheti synoi që të shkon në Supreme por përpjekja e tij dështoi më 29 mars të vitit 2023. Pak ditë më pas si hakmarrje ndaj këtij vendimi, ish kryetare së Këshillit Gjyqësor iu organizua puçi për të cilin në fund foli edhe Gjykata Administrative.

Veprimet e Bexhetit dhe të këshillit lidhur me karrierën e tij ishin pjesë edhe e letrës së ambasadores amerikane Angela Aggeler të cilën e kishte publikuar ekskluzivisht Alsat. “Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet e larta) që Gjykata e Apelit i ka kthyer në shkallën e parë për rigjykim. E kuptoj se mund të ketë disa arsye për përmbysjet (kthimin e lëndëve), por rritja e rasteve të rikthyera dhe drejtësia e vonuar në veprimet juridike duket se ka filluar të bëhet praktikë. Paaftësia e dukshme e gjykatave për t’i kaluar rastet në mënyrë të shpejtë përmes gjykimit, në Apel dhe kalimi i tyre para dhe mbrapa mes Apelit dhe Themelores po gërryen edhe më tej besimin edhe ashtu të ulët që opinioni ka tek gjykatat”, thuhej në letrën e Ambasadores Ageler drejtuar institucioneve gjyqësore dhe Qeverisë në prill të vitit 2023.
Veprimet e Bexhetit të ndërlidhura me favoret e tij ndaj ish drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov lanë pasoja edhe tek disa anëtarë të Këshillit Gjyqësorë, përgjegjësia e të cilëve mbetet e pa kontestuar, aq më tepër kur për Departmaneti Amerikan i Shtetit konfirmoi se në procedurat gjyqësore që ndërlidhen me Mijallkovin është konstatuar se ka pasur ndikim politik dhe korrupsion./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button