Bajern Munihu humb edhe një titullar deri në fund të vitit

Manuel Nojer pritet të humbasë pjesën tjetër të vitit 2024 për shkak të një brinje të thyer. Trajneri i Bajern Munihut, Vinsent Kompani, e zbuloi këtë problem në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donjetskut.

“Manuel ka një brinjë të thyer. Ai ndoshta nuk do të luajë më këtë vit. Gjëja e rëndësishme është që ai të rikuperohet dhe të kthehet në 100%. Pastaj, ne shpresojmë të kemi Manuel përsëri në dispozicion në janar”, tha Kompani.

Portieri veteran nuk luajti dje për bavarezët, që fituan 5-1 jashtë fushe. Mësohet se portieri Manuel Nojer pësoi dëmtim në humbjen 0-1 të Bajern Munihut ndaj Bajer Leverkuzenit në Kupën e Ghermanisë javën e kaluar.

Ai nuk luajti edhe në fitoren 4-2 kundër Heidenheim të shtunën e kaluar në kampionat. Portieri rezervë Daniel Peretz ka qenë titullar në këto dy ndeshje dhe do të mbyllë vitin si titullar në portën e Bajern.

“Natyrisht ne do të donim ta kishim Manuel në formë dh në fushë, por për momentin nuk është kështu. Por ka pasur asnjë ndryshim në lojën tonë me Peretz në portë, ai e merituar atë pozicion”, shtoi Kompani.

LEXO EDHE:

Back to top button