Prokuroria Publike ka hapur rast ndaj Grubit, Bexhetit dhe të tjerëve që janë në ‘listën e zezë’
Prokuroria Publike ka hapur rast ndaj Grubit, Bexhetit dhe të tjerëve që janë në 'listën e zezë'

Prokuroria Publike, sot njoftoi se ka hapur lëndë kundër Artan Grubit, gjyqtarit Enver Bexheti, si dhe të tjerëve që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-ve.
Prokurori Publik shtetëror Ljupço Koevski theksoi se kundër të dyve tashmë është ngritur rast.
“Dje kam formuar një rast për të provuar të siguroj prova për të kontrolluar përgjegjësinë penale të personave që sillen për ryshfet dhe tregti me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me ambasadën është i shkëlqyeshëm dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski.