Arsye familjare, Rashica mungon në sfidën e radhës të Beshiktashit

Skuadra e Beshiktashit nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e Milot Rashicës për ndeshjen e Ligës Evropa. Ylli kosovar s’do të jetë pjesë e ekipit turk në angazhimin që do ta ketë në Norvegji ndaj ekipit vendës, Bodo/Glumt, në javën e gjashtë të Ligës Europa.
Gjiganti turk njoftoi se përfaqësuesi kosovar nuk u përfshi në listën e trajnerit Serdar Topraktepe, nga i cili kërkoi leje “për arsye familjare”. 28 vjeçari është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e “bardhezinjve”.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë, Viteses, Verder Bremenit, Noruiç Sitit e Gallatasarait i ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me ekipin nga Stambolli, me ç’rast e ka shënuar një gol dhe i ka bërë pesë asiste.