Konfioskohen katër tonë marijuhanë në Vallandovë

Konfioskohen katër tonë marijuhanë në Vallandovë

Gazetar: Avni Tahiri

Rreth katër tonë marijuhanë janë sekuestruar nga një person juridik në fshatin Josifovë në Vallandovë. Kohë më parë është kryer kontroll te një person juridik i cili ka pasur licencë për kultivimin e marijuanës për qëllime mjekësore dhe gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi të shumta në lidhje me bimën e prodhuar për qëllime mjekësore, dhe është njoftuar prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë, i cili ka dhënë urdhër për bastisje të personit juridik. Nga kontrolli është konstatuar se në 500 kuti me rreth 1390 kilogramë, të cilat deklaroheshin me etiketë të ngjitur në çdo ambalazh si me lule të thatë THC, përmbajtja e paketimeve nuk përputhej me deklaratën.

“Është konfirmuar se rreth 1390 kg marijuanë janë falsifikuar. Gjithashtu është vërtetuar se biomasë me THC me gjithsej 1629kg të cilën personi juridik ka qenë i obliguar ta shkatërrojë dhe të dërgojë njoftim deri te Ministria e Shëndetësisë, të njëjtën nuk e ka shkatërruar dhe gjatë kontrollit është gjetur te personi juridik”, deklaroi Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB-së.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë në paketimet që deklarohen se përmbajnë lule të thatë marijuanë me THC. Nga ekspertiza u konstatua se përmbajtja e pakove është e falsifikuar, pra në vend të luleve të thata të marijuanës përmbajnë mbetje, degë, gjethe, biomasë dhe një pjesë shumë të vogël të luleve të thata, duke kryer veprën penale. Pas sigurimit të të gjitha provave materiale është paraqitur kallëzim penal ndaj menaxherit të personit juridik me inicialet U.R.G. 21 vjeçar nga Bullgaria, ish-menaxherit L.S. nga Novosella, kundër personave B.I. nga Nov Dojrani, B.I. nga Strumica dhe N.G. poashtu nga Strumica. Prokurori publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për konfiskimin e rreth 1390 kilogramë marijuanë, rreth 1630 kilogramë biomasë me THC dhe rreth 815 kilogramë marijuanë me THC. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button