Prezantohet protokolli për çerdhet, mungesën e kuadrit duhet ta plotësoj komuna


Në çerdhet ku do të mungoj kuadri për shkak të masës së Qeverisë që prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet dhe të sëmurët kronikë të lirohen nga puna, komuna përkatëse do të duhet të siguroj përkohësisht kuadër zëvendësues. Ministrja e Punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska megjithatë thotë se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin me punë të çerdheve, më 9 shtator.

Nëse çerdhet ballafaqohen me këtë problem se si ministri dhe Qeveri do ta analizojmë çështjen me mungesën ne edhe sërish do të gjejmë zgjidhje, për ne me rëndësi është shëndeti i fëmijëve -deklaroi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëriti pikat e protokollit tashmë të miratuar për punë. Ndër të tjera, Filipç tha se në rast se fëmija gjatë qëndrimit në çerdhe shfaq temperaturë, izolohet në një hapësirë të posaçme ndërsa për të kujdeset përkëdhelësja e grupit. Personi i autorizuar nga çerdhja duhet të lajmëroj prindin dhe të kontaktoj mjekun amë dhe shërbimin epodemiologjik.

Dezinfektimi I hapësirave, dyshemeve dhe sendeve tjera është e obligueshme në çdo dy orë. Klasat të ajrosen varësisht kushteve klimatike. Qëndrimi i fëmijëve duhet të organizohet në mënyrë që të shmanget kontakti me fëmijë të grupeve tjera. në pajtim me kushtet. Loja e fëmijëve rekomandohet të organizohet në ambient të hapur, nëse moti lejon një gjë të tillë dhe në grupe më të vogla. Pranimi I fëmijëve do të bëhet me 10 minuta dallim në kohë, në hyrje ku është e shënuar distanca prej dy metër. Fëmijën e sjell vetëm njëri prind dhe patjetër të mbaj maskë mbrojtëse -tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Me vendim të Qeverisë, çerdhet duhet të fillojnë me punë më 9 shtator. Në këto institucione do të mund të rikthehen rreth 19 000 fëmijë apo gjysme e atyre që ishin të regjistruar një vit më parë. Për momentin interesim kanë shprehur mbi 14 mijë prindër të fëmijëve. Grupet edukuese me fëmijë deri në moshën 2 vjeçare nuk duhet të kenë më shumë se 6 fëmijë, kurse grupet me fëmijë nga mosha 2 deri 6 vjeçare nuk duhet të kenë më shumë se 15 fëmijë. Për shkak të gjendjes me virusin Covid 19, çërdhet ndërprenë funksionimin e tyre më 10 mars.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button