Mickoski: Nëse i humbim zgjedhjet lokale, do të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski: Nëse i humbim zgjedhjet lokale, do të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gazetare: Fatlume Dervishi

Zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç kërkon BDI-ja, mund të ketë vetëm në rast se opozita mund pushtetin në zgjedhjet lokale, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Mickoskit, opozita duhet të reformohet.

“Për rreth dhjetë muaj nga tani do të fillojë fushata e zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të mund ta thonë fjalën e tyre në ato zgjedhje. Nëse kjo qeveri mundet në ato zgjedhje, është e logjikshme që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të mos na përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2020. Por nëse kjo qeveri i mund partitë opozitare në zgjedhjet lokale, atëherë presim që më në fund t’i përkushtohen vetes, të ristrukturojnë kuadrot dhe të freskojnë programet që të mund të dalin në zgjedhjet e rregullta parlamentare me program të ri dhe zgjidhje të re ligjore”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

BDI-ja thotë se qeveria aktuale, që pa asnjë dyshim ka shënuar nivelin më të lartë të skandaleve, paaftësisë, krimit dhe korrupsionit brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. Për këtë, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

“Bllokimi i procesit të integrimit evropian dhe sulmi ndaj Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet ndëretnike, kanë krijuar një situatë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e brendshëm. BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme. Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme, të aftë dhe të përkushtuar…”, thonë nga BDI.

E gatshme për zgjedhje të parakohshme është shprehur edhe LSDM-ja, e bindur se çdo cikël të ardhshëm do të jetë më e organizuar. VLEN është deklaruar kundër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button