Asgjë nga kalimi te Bajern Munihu, ylli gjerman firmos me Leverkuzenin

Ylli gjerman, Florian Virtz ka vendosur të vazhdojë kontratën me Bajer Leverkusenin.

Siç raporton “Kicker”, Virtz do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera me kampionin aktual të Gjermanisë. Kjo është edhe lajm i mirë për të gjithë tifozët e tij, pasi që flitej për largimin e tij për te skuadra rivale për titull, Bajern Munih.

Virtz, kujtojmë ju kishte bashkuar Leverkuzenit nga skuadra e Kellnit në vitin 2020 ku shihej edhe si zëvëndësimi afatgjatë i Kai Havertz. Gjatë kësaj kohe, ai i solli titullin e parë në histori Leverkuzenit dhe po ashtu fitoi Kupën e Gjermanisë./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button