“Dorëzohet” Bostoni në shtëpi, LeBron Xhejms vendos tjetër rekord në NBA

Kampionët aktual të NBA-së, Boston Seltiks u mundën 117-108 në fushën e tyre nga Çikago, duke humbur ndjeshëm terren në renditje. Zak LaVine me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për “Bulls”, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatumit për vendasit.
Humbet edhe ekipi i Golden Stejtit, që u mund 144-93 nga Memfisi. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 81 pikë. Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 133-126 Atlanta-n, sfidë ku u dallua Vembanjama, autor i 42 pikëve.
Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Lejkersit, që mundi 113-100 Sakramenton. Ndeshje e mirë për Rivs, që realizoi 25 pikë, mbështetur nga Dejvis me 21 pikë e 19 kërcime. Në këtë ndeshje, LeBron Xhejms vendosi rekordin e minutave të luajtura në kohën e rregullt në NBA, me 57.471 minuta. Ai kaloi një legjendë si Karim Abdul Xhabar.
NBA-Rezultatet
Detroit – Juta Xhaz, 119-126
Orlando – Oklahoma SIti, 99-105
Uashington – Sharlotte, 123-114
Boston – Çikago, 108-117
Toronto – Bruklin, 94-101
Hjuston – Nju Orleans, 133-113
Memfis – Golden State, 144-93
San Antonio – Atlanta, 133-126
Dallas – Klipers, 95-118
Feniks – Indiana, 111-120
Minesota – Nju Jork, 107-133
Portland – Denver, 126-124
Sakramento – Lejkers, 100-113