Mohamed Sallah vendos rekord te Liverpulli, bëhet golashënuesi i katërt i klubit nga “Anfilldi”

Në ndeshjen e tij të 373-të për klubin e Liverpullit, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah shënoi golin e tij të 228-të dhe të 229-të duke realizuar një dopietë kundër Tottenham Hotspur.
Me këtë arritje, Sallah e kaloi legjendën Billi Lidell, i cili përfundoi karrierën e tij me Liverpullin me 228 gola nga 534 paraqitje mes viteve 1946 dhe 1960.
Rekordi i jashtëzakonshëm i Sallahut që kur mbërriti në “Merseyside” në vitin 2017 përfshin:
170 gola në Premier Ligë
44 gola në Ligën e Kampionëve
6 gola në FA Cup
5 gola në Ligën Europa
3 gola në Liga Kupën
1 gol në “Community Shield”
Tani, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola për Liverpullin se numri aktual 11 – Jan Rash (346), Roxher Hant (285) dhe Gordon Hoxhson (241).
Golashënuesit më të mirë të Liverpullit në histori
Jan Rash – 346
Roxher Hant – 285
Gordon Hoxhson – 241
Mohamed Sallah – 229
Billi Lidell – 228
Stiven Xherard – 186
Robie Fouler – 183
Keni Dalglish – 172
Majkëll Ouen – 158
Hari Çembers – 151