Bajern Munihu me përpjekjet e fundit për të bindur Dejvisin

Dejvis nuk ka rinovuar kontratën e tij, sepse Bajern Munihu nuk i ka përmbushur kurrë kërkesat e tij financiare. Fillimisht, lojtari kërkoi një pagë prej 20 milionë euro bruto, gjë që shkaktoi bujë në Bavari dhe gati sa nuk çoi në një prishje të negociatave.
Që atëherë, Dejvis ka ulur kërkesat e tij në 15 milionë euro paga bruto, plus një bonus nënshkrimi prej 15 milionë euro. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash, por më pak se kërkesa e tij e mëparshme. Pozicionet janë ende larg, por ka ende kohë. Bajern Munih i ofroi atij 13 milionë euro në një moment dhe më vonë iu afrua 14 milionë eurove. Edhe pse nuk kanë arritur një marrëveshje, ata janë duke u afruar.
Brenda “Allianz Arena”, ka diskutime për të bërë “përpjekjen” përfundimtare, veçanërisht pasi marrëdhëniet personale janë rregulluar dhe mirëkuptimet verbale janë bërë më të lehta. “Topi” tani është në fushën e kanadezit. Real Madridi ka bërë pjesën e tij dhe tani gjithçka që mund të bëjë është të presin. Ata po numërojnë ditët deri në datën 1 janar, kur do të mund të vijojnë pa asnjë pengesë operacionin. Ndërkohë, Bajern Mynih po kryen përpjekjet e fundit për të bindur lojtarin.