Zbuloni cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2024 – dhe ku qëndron vendi ynë!
Është publikuar renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2024 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë sërish në krye, duke fituar vendin e parë për të katërtin vit radhazi.

Ky indeks global mat numrin e vendeve në të cilat qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, me shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe që kanë akses në një numër mbresëlënës 133 vendesh pa viza dhe në 47 vende shtesë me viza pas mbërritjes, që mbulojnë më shumë se 90 për qind të botës.
Ndryshe, në renditje dominojnë vendet evropiane. Spanja e kaloi Gjermaninë për t’u bërë pasaporta e dytë më e fuqishme, ndërsa Finlanda pa rritje dhe zuri vendin e tretë së bashku me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë, Danimarkën, Holandën, Luksemburgun, Austrinë, Portugalinë, Norvegjinë, Zvicrën, Greqinë dhe Irlandën.
Vendin e katërt e ndajnë Suedia, Polonia dhe Hungaria, ndërsa vendin e pestë e zënë Republika Çeke, Koreja e Jugut, Estonia, Kroacia, Sllovakia.
Në vendin e gjashtë janë Japonia, Sllovenia, Letonia, Zelanda e Re dhe Lihtenshtajni.
Në vendin e shtatë janë Singapori, Malta, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Lituania, Rumania, Bullgaria, Australia. Ndërsa Maqedonia zë vendin e 34-të në këtë listë, së bashku me El Salvadorin, Guatemalën dhe Tajvanin.
Top 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2024:
1. Emiratet e Bashkuara Arabe
2. Spanja
3. Finlanda, Franca, Gjermania, Belgjika, Italia, Danimarka, Holanda, Luksemburgu, Austria, Portugalia, Norvegjia, Zvicra, Greqia, Irlanda
4. Suedi, Poloni, Hungari
5. Republika Çeke, Koreja e Jugut, Estonia, Kroacia, Sllovakia
6. Japonia, Sllovenia, Letonia, Zelanda e Re, Lihtenshtajni
7. Singapor, Maltë, Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Lituani, Rumani, Bullgari, Australi
8. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Islanda
9. Qipro
10. Malajzia dhe Monako
Këtu mund ta shihni renditjen e plotë këtu…