Bostoni befasohet nga Filadelfia, Lejkers triumfon ndaj Golden Stejtit

Kampionët aktual të NBA-s, skuadra e Bostonit u mund me rezultat 118-114 në fushën e tyre nga Filadelfia, ndeshje me rivalitet dhe shumë emocione. Maksej me 33 pikë e Embiid me 27 pikë ishin më të mirë për Filadelfia, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Tatum për Boston Seltiksin.

Fitore në sekondat e fundit për Lejkersin, që mundën Golden Stejtin jashtë fushe me rezultat 115-113. LeBron Xhejms me 31 pikë e 10 asist ishte lider për Lejkersin, mbështetur nga Rivs me 26 pikë. Stefon Kerri realizoi 38 pikë për Uarriors, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Feniksit mundi Denverin me rezultat 110-100, sfidë ku diferencën në fushë e bëri dyshja Durant-Bill, që realizuan nga 27 pikë secili. Minesota, falë 26 pikëve të Eduardsit mundi Dallasin me 105-99, ndërsa Nju Jorku triumfoi 117-114 ndaj San Antonios (Brixhës 41 pikë).

NBA-Rezultatet

Nju Jorku – San Antonio, 117-114

Dallas – Minesota, 99-105

Bostoni – Filadelfia, 114-118

Golden Stejt – Lejkers, 113-115

Feniks – Denveri, 110-100

LEXO EDHE:

Back to top button