Interpelancat ndaj Mexhitit, Stoillkoviqit, Toshkovskit dhe Isenit pas festave
Interpelancat ndaj Mexhitit, Stoillkoviqit, Toshkovskit dhe Isenit pas festave

Interpelancat e dorëzuara në Kuvend deri më tani do të diskutohen në seancën e parë të radhës pas festave e cila pritet te mbahet më 10 janar. Sipas kreut të Kuvendit, renditja e interpelancave do të jetë varësisht përgjigjeve të funksionarëve ndaj të cilëve janë interpelancat dhe afateve në rregullore.
Interpelancë është dorëzuar ndaj zv.kryeministrit të pare Izet Mexhiti, ndaj zv.kryeministrit Ivan Stoillkoviq, ndaj ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, ndaj zv.ministrit Astrit Iseni dhe ndaj kryetares së Komisionit për punë sociale, Ilire Dauti. Nëse miratohet kjo e fundit, sipas Gashit, nuk nënkupton që Dauti s’do ta drejtojë më atë komision.
“Në parim, interpelanca si instrument demokratik nuk ka efekt ekzekutiv dhe nuk ka pasoja juridike. D.m.th. është çështje e debati. Në fund, pavarësisht votimit, ajo do të mbetet dhe do të jetë kryetare e komisionit”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit/ /Alsat.mk