Dhurata Dora me poza atraktive në kampanjën e brendit “Puma”
Dhurata publikoi imazhe të reja nga kampanja e brendit të njohur.
Dhurata Dora vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj si këngëtare.
Por, krahas saj ajo tashmë tregohet e suksesshme edhe në sferën e biznesit, teksa së fundi pozoi për brendin “Puma” dhe “Zalando”.
Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe atlete të bardha.
Artistja dukej krejtësisht ndryshe me flokët ngjyrë blu dhe vjollcë, ndërsa u komplimentua nga fansat për paraqitjen.