Hetimi për Veliajn, SPAK: Ekzistojnë të dhëna për 4 vepra penale

Hetimi për Veliajn, SPAK: Ekzistojnë të dhëna për 4 vepra penale

SPAK ka reaguar për herë të parë për A2 CNN lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me akuzat për korrupsion.
Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se ekzistojnë të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje.

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Kujtojmë se ditën e djeshme Veliaj dëshmoi për më shumë se 5 orë në SPAK, ndërkohë që gjatë kohës që ai ishte atje, u thirr edhe demokrati Belind Këlliçi.

Më herët SPAK ushtroi kontrolle në shtëpinë e Veliajt, nërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri dhe sekuestroi celularin e gruas së tij, Ajola Xoxës.

LEXO EDHE:

Back to top button