“Aditivët” / Për Vasko Kovaçevskin nuk ka paraburgim, Toshkovski i habitur me Prokurorinë
"Aditivët" / Për Vasko Kovaçevskin nuk ka paraburgim, Toshkovski i habitur me Prokurorinë

Gazetar: Mihajllo Donev
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është njoftuar gojarisht dhe me shkrim nga MPB-ja për personin Vasko Kovaçevski dhe jam i habitur që nuk është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit, tha sot ministri Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes për rastin “Aditivët”, në të cilin një nga të dyshuarit është pikërisht ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, i cili mbetet i pakapshëm për organet e rendit, përkatësisht ndodhet jashtë vendit. Sipas Toshkovskit, prokurori në këtë rast ka pasur për obligim të kërkojë nga gjykata që Kovaçevskit t’i caktohet masa e paraburgimit.
“Vetëm për atë person, Prokuroria Publike nuk ka kërkuar caktimin e masës ligjore në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurë Penale . Për mua vërtet nuk është e qartë, sidomos duke pasur parasysh se, pasi fillimisht në opinion u spekulua se për atë vepër penale nuk mund të kërkohej masa më e rreptë sipas dispozitave të Ligjit për Procedurë të Penale, që në fakt është e pasaktë. Kjo nuk është e vërtetë. Pra, sipas ligjit, Prokuroria Publike kishte të drejtë dhe nëse më pyesni mua, duhej të kërkonte paraburgim për një person që nuk është i qasshëm për organet e rendit”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Në rastin “Aditivët” janë përfshirë 23 persona, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për gjithsej tetë persona, ndërsa për Kovaçevskin prokurori publik ka paraqitur propozim për konfiskimin e pasaportës si dhe detyrim për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë dhe të ndalesë për mbajtjen dhe vendosjen e kontakteve për të cilat gjykata do të vendosë më tej pasi të sigurohet në shtet. Në mesin e personave të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit efektiv është Vasko Stefanov, pasardhësi i Kovaçevskit në pozitën e drejtorit në EMV-së. Rasti Aditiv ka të bëjë me manipulimin e tenderëve në EMV, TEC Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotinë ndërsa dëmi i shkaktuar nga këto keqpërdorime përllogaritet në 6.5 milionë euro. /Alsat.mk