Hakerët sulmuan dhjetë faqe zyrtare të internetit në Itali

Hakerët sulmuan dhjetë faqe zyrtare të internetit në Itali

Hakerët sulmuan dhjetë faqe zyrtare të internetit në Itali, duke përfshirë ato të ministrisë së jashtme dhe dy aeroporte në Milano, të cilat u çaktivizuan përkohësisht.

Këtë e ka konfirmuar edhe  agjencia italiane e sigurisë kibernetike. Përgjegjësinë e morri grupi i hakerëve Noname 057(16), i cili në vendet perëndimore është etiketuar si pro-rus.

Ky grup përmes platformës Telegram ka theksuar se “rusofobët në Itali morën një përgjigje të merituar kibernetike”.

Zëdhënësi i agjencisë së sigurisë kibernetike të Italisë ka theksuar se agjencia ndihmoi shpejt institucionet dhe kompanitë e sulmuara, ndërsa efekti i sulmit ishte “zbutur” në më pak se dy orë.

“Sulmi kibernetik nuk shkaktoi asnjë ndërprerje të fluturimeve në aeroportet Linate dhe Malpensa të Milanos. Ndërkohë që uebsajtet ishin jashtë funksionit, aplikacionet celulare të aeroporteve vazhduan të funksionojnë”, tha një zëdhënës i kompanisë që i menaxhon ato./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button