Inzagi: Duhet një Inter i madh për të mundur Atalantën

Numri një i stolit të Interit, Simone Inazgi doli në konferencë para ndeshjes së Superkupës ndaj Atalantës.

 

“Janë periudha të ndryshme, që atëherë ata kanë bërë një punë të madhe për tre muaj e gjysmë. Ne e dimë se ata kanë forcë fizike dhe cilësi, do duhet një Inter i madh për t’i mposhtur”.

 

Trajneri i Interit flet për formën e skuadrës.

 

“Po bëjmë mirë edhe nëse kemi probleme në mbrojtje, sërish do të kemi një ekip konkurrues. Na intereson ky trofe”.

 

Së fundmi, për objektivat për vitin e ri.

 

 “Nuk ndryshojnë, janë të njëjtë:  të fitoj sa më shumë trofe,” tha në fund Inzagi.

LEXO EDHE:

Back to top button