Shpërthim në një komisariat në Berlin, dy policë të plagosur
Shpërthim në një komisariat në Berlin, dy policë të plagosur

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një stacion policor mbrëmjen e së enjtes në Berlin. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në fytyrë dhe sy, sipas autoriteteve.
“Rreth orës 20:20, një incident i rëndë sigurie ndodhi në rrethimin e një ndërtese në lagjen ëittenau, në veri të Berlinit, gjatë të cilit u plagosën dy policë”, shpjegoi policia në X.
“Sipas hetimeve fillestare, një objekt i paidentifikuar ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe sy agjentit. Të dyve iu desh të kërkonin trajtim mjekësor”.