Xhaka rikthehet në stërvitje te Leverkuzeni me stil të ri të flokëve

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës së Bayer Leverkusen, Granit Xhaka u paraqit në stërvitje pas pushimit dimëror.

Xhaka dhe skuadra e tij u rikthyen në stërvitje, për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit 2024/25. Mesfushori shqiptar befasoi bashkëlojtarët e tij, pasi u paraqit me stil të ri të flokëve.

Në të vërtetë Xhaka ka bërë mbjellje të flokëve në vendlindje, pra në Kosovë – ku bëri shumë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button