Karlo Ançeloti befason me përgjigjen për garën e titullit në La Liga

Karlo Ançeloti, në një konferencë për shtyp në Valdebebas, nuk e përjashtoi mundësinë e merkatos së dimrit. Italiani preferoi të përqendrohej te janari, muaji i vështirë që e pret, me 7 ndeshje, të cilat mund të bëhen 9 nëse arrijnë finalen e Superkupës së Spanjës dhe kalojnë raundin në Kupën e Mbretit. Ai pranoi se ndërhyrja në merkaton dimërore do të varet nga ndryshimet në skuadër.

 

“Të flas për merkaton në këtë kontekst është më e komplikuar. Do të shohim. Kemi shumë ndeshje në janar dhe jemi të përqendruar në to. Nuk është e lehtë për mua të flas për merkaton tani”.

 

Mestallja, një fushë e vështirë?

 

“Po mendojmë për atë që do të gjejmë në fushë, Valencia është një kundërshtar që ka ndryshuar trajner. Kur ndërron trajner, ka motivim shtesë nga lojtarët. Për mua, Baraja bëri një punë fantastike te Valencia. Ka ardhur një trajner i ri me ide të reja, ndaj do të jetë një sfidë impenjative. Nuk e di si do të jetë atmosfera, por duhet të jemi të fokusuar vetëm te ndeshja”.

 

Rënia e Barcelonës?

 

“Askush nuk e priste, por mendoj se niveli i konkurrencës në La Liga t’i vështirëson shanset për ta fituar kampionatin. Rivaliteti i madh krijon më shumë pasiguri, personalisht mendoj se do të duhen 90 pikë për ta fituar kampionatin”.

 

Kush është rival më i madh: Atletiko Madridi apo Barça?

 

“Të dy njësoj. Ashtu siç na ndodhi ne në nëntor, i ka ndodhur Barcelonës në dhjetor. Një rënie e kalon, pastaj bëhesh konkurrues si më parë. Barcelona dhe Atletiko Madridi kanë të njëjtat mundësi për të konkurruar në La Liga me ne”.

LEXO EDHE:

Back to top button