Mësohet se ku do vijojë karrierën sulmuesi i kombëtares kuqezi

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ka rinovuar kontratën me ekipin turk Sivaspor për edhe një vit e gjysmë, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm tek Trabzonspor.

Manaj, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Sivasporit, ka fituar besimin e drejtuesve të klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar. Ky vendim konfirmon rëndësinë e Manajt për skuadrën dhe pritshmëritë e larta që ai të vazhdojë të jetë lider në repartin e sulmit për Sivaspor.

Ka qenë vetë klubi turk, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë publike vazhdimin e kontratës me Manajn.

LEXO EDHE:

Back to top button