Golden Stejt pa yllin kryesor, mund Memfis Grizlin

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë munguar përballjet e zjarrta, por edhe befasitë. Golden Stejt Uarriors ka arritur fitore përkundër se i mungoi lojtari kryesor Stefon Kerri në përballje ndaj Memfis Grizli, me tetë pikë diferencë 121:113.

Ylli kanadez Endrju Uigins ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë, derisa u ndihmua nga gjerman Denis Shroder që shtoi 17 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Xharen Xhekson me 23 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. Nga ndeshjet e tjera, vlen të veçohet fitorja e Los Anxheles Klipers ndaj Atlantës me rezultat 131:105 dhe Detroit ndaj Minesotës me rezultat 119:105.

Rezultatet:

Bruklin – Filadelfia 94:123

Indiana – Feniks 126:108

Detroit – Minesota 119:105

San Antonio – Denver 111:122

Milluoki – Portland 102:105

Majami – Juta Xhaz 100:136

Çikago – Nju Jork 139:126

Golden Stejt – Memfis 121:113

LA Klipers – Atlanta 131:105

LEXO EDHE:

Back to top button