Pesë persona kanë vdekur nga zjarret në Los Anxhelos, kurse mbi 130 mijë banorë të zonës janë evakuuar

Pesë persona kanë vdekur nga zjarret në Los Anxhelos kurse mbi 130 mijë banorë të zonës janë evakuuar

Gazetare: Fatlume Dervishi

Të paktën pesë persona humbën jetën ndërsa zjarret po vazhdojnë në të gjithë qarkun e Los Anxhelosit të SHBA-së, kurse zyrtarët presin që numri i të vdekurve të rritet. Zjarret që kanë shkatërruar disa nga zonat më piktoreske të qytetit po vazhdojnë të përhapen. Zjarrfikësit që iu përgjigjën emergjencave thonë se të paktën pesë persona humbën jetën në tre zjarre të mëdha që dolën jashtë kontrollit.

Ndërsa erërat u dobësuan dhe zjarrfikësit nga i gjithë shteti mbërritën për të ndihmuar ekipet, shumë menduan se situata do të merrej nën kontroll, por rreziku nuk kishte përfunduar. Një zjarr i tjetër shpërtheu në Hollyëood Hills, duke nxitur urdhra evakuimi për mijëra banorë që u shtrinë në disa zona në Santa Monican fqinje.

“Pesë shtëpi të miqve të mi që jetojnë në krye të rrogës u dogjën. Dhe unë e di se kur është një zjarr që drejtohet nga era, nuk na mbetet shumë për të bërë. Unë i kam marrë të gjitha masat për të pastruar oborrin tim”, tha Gjorgj Iraçeta, banor.

“Ne e kaluam natën këtu dhe pamë që shtëpia e komshiut mori flakë. Kështu filluam të lagim shtëpinë tonë me ujë dhe filluam të lagim çatinë e garazhit. Ne thjesht hedhim ujë në të gjithë këtë zonë me bar pikërisht këtu, kudo që të mundemi. Dhe sapo pamë se shtëpia e komshiut mori flakë, atëherë vendosëm të largoheshim”, tha Hose Vezalkez, banor.

Zyrtarët thonë se më shumë se 1,000 struktura, kryesisht shtëpi, janë shkatërruar deri më tani dhe rreth 130,000 njerëz mbeten nën urdhër evakuimi në zonën metropolitane, një numër që vazhdon të ndryshojë me shpërthimin e zjarreve të reja./Alsat.mk

 

4545620 AP sinkronet
Inserte AP

LEXO EDHE:

Back to top button