Ministria e Arsimit, më shumë buxhet për vitin 2025
Ministria e Arsimit, më shumë buxhet për vitin 2025

Gazetar: Avni Tahiri
Protestat kundër mësimit shqip në Çashkë ishte i krijuar në mënyrë artificiale sipas Janevskës, ndërsa për nxënësit shqiptarë të klasës së parë dhe të dytë cilët deri tash ndoqën mësimin në gjuhen shqipe në një objekt fetar në mungesë të shkollës, shumë shpejt do të fillojnë mësimin në shkollën që është në ndërtim në fshatin Banjicë, thotë Janevska.
“Ky është problem i zgjidhur, do të përsëris se ai ishte problem artificial dhe për të cilin ky shtet nuk kishte arsye por nuk do të kthehemi pas. Shkolla është në ndërtim dhe besoj se shumë shpejtë duhet të jetë gati dhe fëmijët të hyjnë në shkollë të mësojnë aty. Kur thoni se ishte problem artificial mendoni edhe për protestat? Për të gjithë problemin por edhe për zgjidhjen e problemit por më nuk ka problem, shkolla po ndërtohet dhe mund ta shihni se është në ndërtim”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Lidhur me buxhetin e vitit 2025 të ndarë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Janevska tha se këtë vit, 38 miliardë denarët për Ministrinë e Arsimit janë fondet më të mëdha deri tani për shkak që siç tha, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, synojnë që të përshpejtojnë procesin e zhvillimit në drejtimin e duhur.
“Kemi shkolla me tualete të improvizuara, pa salla sporti, IT pajisje, pa rampat hyrëse për nxënësit me nevoja ndryshe. Dua të informoj se këtë vit Arsimi dhe Shkenca fitojnë 6 miliardë denarë më shumë nga buxheti i mëparshëm i vitit 2024. Janë shtuar bllok shtesat për të gjitha komunat në vend. Për këtë qëllim planifikojmë 24 miliardë denarë, që është 1,5 miliardë më shumë se vitin e kaluar”, shtoi ajo.
Janevska tha se të punësuarit në institucionet e arsimit të lartë nga ky muaj do të marrin paga më të larta dhe atë 14 % për personelin mësimdhënës ndërsa për personelin jomësimdhënës 8 % më shumë./Alsat.mk