Çfarë thonë rrathët e zinj për shëndetin tuaj? Sinjalet që nuk duhet t’i injoroni
Rrathët e zinj shpesh lidhen me lodhjen dhe mungesën e gjumit dhe konsiderohen si një problem thjesht estetik. Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu, nëse rrathët e zinj shfaqen shpesh, është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se rrathët e zinj dhe ndryshimet në ngjyrën e lëkurës rreth syve mund të jenë tregues i gjendjeve të ndryshme shëndetësore. Gjetja e shkakut është thelbësore, pasi rrathët e errët shpesh mund të jenë sinjali i parë i problemeve të mundshme shëndetësore.
Rrathët e zinj mund të jenë shenjë e funksionit të dobët të veshkave, si dhe mbajtjes së lëngjeve. Njerëzit që konsumojnë alkool në mënyrë të tepruar shpesh vuajnë nga rrathë të fryrë poshtë syve dhe gjithashtu mund të zhvillojnë ënjtje të verdhë-kafe rreth syve që shoqërohet me nivele të larta të kolesterolit.
Nëse rrathët e zinj nuk zhduken për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse kthehen në “qese” të fryra, kjo mund të tregojë anemi. Përveç rrathëve të zinj, ky problem shpesh shoqërohet me lodhje, dhimbje koke dhe vështirësi në përqendrim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme te fëmijët.
Ndryshimet hormonale, veçanërisht gjatë PMS, mund të shkaktojnë mbajtje të lëngjeve dhe rrathë të errët nën sy. Nëse rrathët e zinj shfaqen jashtë këtyre periudhave, rekomandohet të kontrollohet funksioni i gjëndrës tiroide, pasi kjo mund të jetë shkaku i problemit.
Duke pasur parasysh shkaqet e shumta të mundshme, nëse vëreni se rrathët e zinj janë një dukuri e shpeshtë, ato mund të jenë një tregues i rëndësishëm që tregon nevojën për ekzaminime shtesë dhe konsultim me mjekun.