Dënohet me 14 vjet burgim për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit

Dënohet me 14 vjet burgim për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit

Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin e vendit, që tashmë gjendet në burg, Imran Kan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij. Çifti është akuzuar se kur Kan ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga një pasanik i patundshmërive, në këmbim të pastrimit të parave. Prokurorët thanë se biznesmeni, Malik Riaz, më pas u lejua nga Kani që të paguante gjoba që i ishin vendosur për një rast tjetër me të njëjtat para të pastruara prej 190 paundësh britanikë apo 240 milionë dollarë. Këto para u kthyen në Pakistan nga autoritetet britanike më 2022 për t’u depozituar në thesarin e shtetit. Kan ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror. Kan, që u bë kryeministër më 2018, u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament prillin e vitit 2022. Më herët është dënuar për akuza për korrupsion, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkelje të ligjeve të martesës dhe në tri vendime të ndara, ai është dënuar me dhjetë, 14 dhe shtatë vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button