Rokas: Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian, shfrytëzojeni momentin
Rokas: Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian, shfrytëzojeni momentin

Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin е përkushtimit drejt zgjerimit të BE-së porositi ambasadori i BE-së Mikalis Rokas para deputetëve në Kuvend. Duke prezantuar raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024, Rokas thotë se të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në përforcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog konstruktiv dhe inkluziv në drejtim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përmendi që Kuvendi gjatë vitit 2024, nuk arriti të sigurojë 2 të 3 e votave në Kuvend për ndryshime kushtetuese.
“Ka një moment të vërtetë, ka një përkushtim të vërtetë dhe ka gjithashtu një angazhim nga ana jonë për t’ju ndihmuar gjatë gjithë rrugës drejt BE-së. Siç e keni parë të gjithë në raportet e fundit, veçanërisht nga Brukseli, ekziston një interes dhe dëshirë shumë e fortë që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet fqinjëve të saj dhe të hapë klasterët e parë të negociatave”, deklaroi Mikalis Rokas – Ambasador i BE-së. /Alsat.mk