Murinjo “”thumbon” Gallatasarain: Mund t’i mposhtim dhe t’i kalojmë në renditje

Pas barazimit 1-1 të Gallatasaraj ditën e premte, skuadra e Fenerbahce fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Adana Demirspor në Superligën turke, duke e reduktuar në 6 pikë diferencën mes tyre në krye të renditjes.
Trajneri i Fenerbahçese, Hoze Murinjo, shijoi paraqitjen e ekipit të tij.
“Është një privilegj për mua të mësoj futboll këtu. Unë jam përpjekur ta bëj këtë për gjashtë muaj dhe i jam mirënjohës për këtë. Ne fituam. Nuk dua të flas për kartonët e kuq dhe golat e padhuruar. Lojtarët dhanë gjithçka dhe u mbajtën mirë në momente të vështira. Në pjesën e parë patëm dy raste, por nuk i shfrytëzuam”, shtoi Mourinho.
Më tej, trajneri portugez thumbon rivalët.
“Unë mendoj se mund t’i mposhtim ata për sa i përket pikëve. Sinqerisht, ne humbëm shumë por kjo është mjaft e drejtë. Ata morën pikë që nuk duhej t’i merrnin,” tha në fund trajneri portugez.