Flik: Vështirë të fitojmë Ligën e Kampionëve, Shçezni është një nga blerjet e mirë

Barcelona ka një përballje të vështirë në stadiumin “Da Luz” ndaj Benfikas në Ligën e Kampiomnëve. Trajneri i klubit “blaugrana”, Hansi Flik, e prezantoi ndeshjen në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar rëndësinë e fitores në këtë sfidë.

“Qëllimi i të dy ekipeve është të fitojmë ndeshjen e sotme. Është një hap i rëndësishëm për ne. Ne duam të fitojmë për të shkuar në 1/16. Për momentin jemi në vendin e dytë në Ligën e Kampionëve, ndaj duhet të marrim këto tri pikë për të forcuar pozitat”, tha Flik.

I pyetur nëse katalanasit kanë shanse për të fituar në Ligën e Kampionëve, ai theksoi aqartë.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve është një nga gjërat më të vështira në botë. Ne po bëjmë mirë, por ka shumë skuadra të forta që po bëjnë mire sa dhe ne. Luajmë në tri fronte. Në la La Liga nuk jemi duke bërë një punë të mirë, por nëse e shikoni lojën është e vështirë të luash kundër ekipeve si Getafe. Gjithsesi, Benfika është një skuadër që luan shumë. Të shohim si do të shkojë sonte”, shtoi Flik.

Më tej, Hansi Flik foli për portierin titullar në fushë.

“Është një nga gjërat që po diskutojmë. E thashë sepse situata po ndryshon. Ne kemi parë se çfarë mund të bëjë Shçezni. Më pëlqen shumë. Do të shohim. Shçezni ishte një nga nënshkrimet më të mira që kemi bërë, sepse jo vetëm që luan mirë në pozicionin e tij, por edhe në mënyrën se si ai e mban veten, se si ai mbështet shokët e tij të skuadrës. Është e mrekullueshme ta shohësh atë dhe u jep eksperiencën e tij lojtarëve të rinj”, tha Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button