Arti i kuajve portugez në UNESKO
Arti i kuajve portugez në UNESKO

Arti i kuajve portugez është njohur si trashëgimi kulturore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESKO. Shkolla portugeze e artit të kuajve në Lisbonë përbëhet nga një grup kalorësish dhe kuajsh, të cilët stërviten, japin shfaqje për publikun, por edhe në ceremoni zyrtare. Kalorësit vishen me xhaketa tradicionale kadife të kuqe, çizme të larta lëkure të zeza dhe kapele të zeza. Kjo veshje është tradicionale portugeze që nga shekulli i 18-të. Ndërkaq, kuajt bëjnë lëvizje të koordinuara, me ritëm të sinkronizuar me njëri tjetrin, nën tingujt e muzikës tradicionale portugeze. Është një njohje domethënëse e historisë së pasur, rëndësisë kulturore dhe karakteristikave unike të traditave portugeze. /Alsat.mk