Real Madridi kërkon sulmuesin e njëjtë si edhe Arsenali

Real Madridi e ka vendosur si objektiv të madh të sulmit yllin e Lajpcigut, Benjamin Sesko, të cilin e shikon për afatin kalimtar të verës. “Los Blankos” kanë filluar të mendojnë për përforcime të reja për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar disa emra.
Sipas mediumit “El Gol Digital”, Real Madridi po tregon interes për sulmuesin e Lajpcigut, Benjamin Sesko. Raporti sugjeron se “Los Blankos” po planifikojnë të zhvendosshin Kilian Mbapen në krah dhe të nënshkruajnë një sulmues për të plotësuar rolin qendror.
Gjithashtu është vënë re se Arsenali po monitoron Seskon, duke shtuar një tjetër pretendent për nënshkrimin e tij në tregun e transferimeve. Ndryshe, Sesko ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tri asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat për Lajpcigun këtë sezon.