A jemi të varur nga rrjetet sociale?

A jemi të varur nga rrjetet sociale?

Gazetare: Ilmie Zhaku

Mbyllja për vetëm 12 orë e rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri që shumë të rinj të alarmohen dhe të dramatizojnë me situatën. Kjo tregon një varrshmëri të rrjeteve sociale nga ana e të rinjve, thonë ekspertët. Renisa Beqiri, psikologe klinike dhe profesoreshë, në emisionin Ditë e Re theksoi se rrjetet sociale na heqin për disa kohë nga realiteti, na bëjnë që të shmangim mërzitë dhe problematikat ditore, gjë që më pas shkakton varësi.

“Kur flasim për varësinë e rrjeteve sociale, stimulimi i ngjyrave të shumta, stimuilimi i tepërt audiviziv, stimulimi i tepërt nga një kompeksitet shumë i lartë i emocioneve i cili në një farë mënyre bën një shkëputje nga realiteti jonë, na bën ne që të jemi më të predispozuar që të shmangim problematikat ditore, të shmangim rutinën mërzinë, të qëndruarit vetëm, i lejojmë vetës që të përjetojmë disa emocione mikse nëpërmjet teknologjisë dhe kjo ne na shkakton varësi.“, tha Renisa Beqiri, psikologe klinike.

Beqiri theksoi se një problem i pranishëm në shoqërinë tonë përsa i përket rrjeteve sociale është edhe pakujdesia e prindërve, të cilët u lejojnë fëmijëve adoleshentë nën 18 vjeç të kenë përdorim të pa monitoruar të rrjeteve sociale, gjë që më pas sjell edhe tek mungesa e edukimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button