Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025

Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025

Gazetar: Avni Tahiri

“Do të kryej detyrat e policisë me ndërgjegje dhe do të respektoj të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me kushtetutë, me ligj dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.”

497 policë të rinj u betuan se do të punojnë ndershëm duke respektuar etiken policore dhe duke respektuar të drejtat e qytetarëve.

Policet e rinj pasi dhanë betimin dhe hodhën kapelat në ajër thanë se pas një viti angazhimi dhe stërvitjeje këtë ditë e kanë pritur me plotë entuziazëm.

”Kjo pjesë është një emocion që e përjetojmë për here të parë dhe tani jemi polic të rinj, ushtrimet shkuan mirë dhe mësuam shumë gjëra nga këto ushtrime edhe ia çuam mirë me kolegët, respektonim njëri-tjetrin dhe ia kaluam shumë mirë”, tha një polic i ri.

“Është një arritje pasi i bëmë një vit këtu praktikë dhe ja tani. Jeni mësuar të zgjohemi herët, si ishte kjo periudhë? Çdo ditë zgjoheshim në ora 6:00, sot pasi e dhatë betimin dhe do ia filloni edhe me punë? Po, njëherë jemi praktikant dhe pas 6 muajsh dhe më pas fillojmë me punë”, u shpreh një polic i ri.

“Jo nuk ishte e vështirë, është nder dhe kënaqësi. (0:10 – 0:16)A ka vajza tjera në grupin tënd apo je vetëm? Po ka mjaftë vajza”, tha një police e re.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se MPB këtë vit po pasurohet me 497 rojtarë të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve.

“Të nderuar kolegë të ardhshëm, mirëqenia dhe përparimi i një shoqërie bazohen në respektimin e ligjit, shtetit ligjor, themeli i të cilit është funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë. Kjo nënkupton krijimin, ndërtimin dhe përmirësimin e një force policore moderne, të pajisur, profesionale, por sigurisht edhe të kënaqur, e cila do të kryejë detyrat dhe detyrimet e saj në mënyrën më ligjore, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente në emër të qytetarëve dhe të popullit”, deklaroi Pançe Toshkovski – Ministër i MPB-së.

Nga 497 kandidatë prej të cilëve, 376 janë meshkuj dhe 121 femra. Ndërsa sipas përkatësisë nacionale 348 janë maqedonas, 108 janë shqiptar, 22 turq, 9 boshnjak, 7 serb, dy rom dhe një vllah. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button