Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit, ikona e artit “Mona Lisa” do ketë një dhomë të veçantë
Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit, ikona e artit “Mona Lisa” do ketë një dhomë të veçantë

Mona Lisa do të zhvendoset në një hapësirë të re ekspozitash në Luvrin e Parisit si pjesë e një plani për rinovimin e muzeut më të frekuentuar në botë.
Lajmin e bëri të ditur presidenti francez Makron. Gjithashtu, me ndryshimet e reja të muzeut deri në 2031, do të ketë edhe ndryshime tarifore për turistët që nuk janë pjesë e BE-së. Rreth tre të katërtat e 30 mijë vizitorëve të përditshëm të muzeut shkojnë për të parë pikturën e Leonardo da Vinçit.
Presidenti shtoi se heqja e Mona Lisa-s nga pozicioni i tanishëm do t’i lejonte muzeut ta paraqiste siç duhet, dhe do ta bënte më të lehtë shikimin e kryeveprave të tjera. Macron tha se fronti i ri, ndryshimi më i madh në muze do të lidhet me planet e qytetit për të krijuar një zonë “të gjelbër”. Kostoja e përgjithshme është vënë në disa qindra milionë euro.