BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve

BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve

Deklaratat mbi “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet, thonë nga BDI-ja. Reagimi i tyre vjen pak ditë pasi zv.kryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi bashkëpunim mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në zgjedhjet lokale. “Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve. Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër. Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë”, thonë nga BDI-ja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button