MPB: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
MPB: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës

Një fëmijë katër vjeçar nga Llabunishta ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës. Shefi i repartit të fëmijëve Vllatko Mickoski, tha për Alsat se fëmija, i cili kishte një formë të rëndë të sëmundjes, me paralizë cerebrale, është sjellë tek ata mëngjesin e sotëm në gjendje të rëndë. Pas vetëm pesëmbëdhjetë minutash gjendja e tij u përkeqësua duke pësuar edhe arrest kardiak. “Pas 40 minutash, përpjekja për reanimim ishte e pasuksesshme. Në vitet e fundit fëmija vazhdimisht ballafaqohej me sëmundje kronike, me infeksione të shpeshta respiratore dhe me anomali të lindura”, tha Mickoski. Policia në koordinim me prokurorin publik po merr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Alsat.mk