Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit
Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën Penale vazhdon gjyqi ndaj Lupço Palevskit- Pallço dhe të akuzuarve të tjerë, ku sot pritet që prokuroria të vendosë për kërkesën e të pandehurit Palevski për përjashtimin e të gjithë prokurorisë së Shkupit. Gjykimi është në procedurë provash, andaj pasi prokuroria të ketë përfunduar me paraqitjen e të gjitha provave, të njëjtën pritet ta bëjë edhe mbrojtja. Ndërsa gjyqi filloi disa persona nga partia politike DESNA, në krye të së cilës ishte Lupço Palevski, i akuzuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, dolën para Gjykatës Penale me altoparlant për të përcjellë mesazhe se Palevski është i pafajshëm. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime – Prokuroria për disa është nënë, për të tjerët njerkë. /Alsat.mk