Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Ka ndërruar jetë i dënuari me burg për terrorizëm më 27 prill të vitit 2017. Igor Jug i cili sipas pretendimeve të ish kryeministrit Zoran Zaev ka dashur ta likuidon në sallën e konferencave për shtyp dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak.

Për arsye shëndetësore, muaj më parë të akuzuarit Jug i ishte miratuar ndërprerja e dënimit për arsye shëndetësore. Gjykata Penale përgënjeshtroi informacionet se dalja e tij nga burgu lidhet me përsëritjen e gjykimit kundër tij. Sipas penales, nuk ka një kërkesë të tillë. Së fundi ai është parë shpesh nëpër qytetin e Kumanovës në gjendje të rënduar shëndetësore dhe i rrethuar nga familjarët e tij. Karta e tij penale flet për disa vepra, për të cilat ai nuk ishte akuzuar më që në momentin kur u dënua për cenim terrorist të rendit kushtetues, ndërsa tentativa e tij për ta vrarë ish kandidatin për kryeministër aso kohe, Zaev ishte arsyetuar nga ish kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ky i fundit në një paraqitje televizive kishte deklaruar se Igor Jug nuk ka dashur ta vrasë Zaevin, se po të donte do ta kishte bërë.

Pas identifikimit të tij, ai ishte strehuar në një adresë në qendër të qytetit në Kumanovë. Një operacion i mirë koordinuar mes prokurorisë dhe policisë sekrete e kishte zbuluar vendndodhjen e tij i izoluar në një banesë, i armatosur dhe udhëhequr nga ideologjia si mbrojtës i rendit kushtetues të vendit dhe luftëtarë kundër Platformës së Tiranës.

Igor Jug ka qenë shumë i njohur si kriminel lokal në Kumanovë dhe jo vetëm. Ai ka marrë pjesë në disa incidente të armatosura ku janë qëruar hesape mes bandave kriminale. Ka qenë edhe pjesë e një grupi huliganësh kryesisht i mbështetur nga komuniteti kroat. Burime policore aso kohe bënin të ditur se Jug ka qenë i denoncuar edhe për dhunë familjare.

LEXO EDHE:

Back to top button