Të djathtët evropian do të takohen sot në Madrid, synimi do të jetë bashkëpunimi me Trump

Të djathtët evropian do të takohen sot në Madrid, synimi do të jetë bashkëpunimi me Trump

Liderët evropianë të partive të djathta do të marrin pjesë sot në një takim në Madrid, që  synon një kthesë prej 180 gradë të BE pas mosmarrëveshjes së Trump me liderët aktual të qeverive evropiane.

Këtë takim e organizon partia e djathtë spanjolle Vox, ku priten 2000 pjesëmarrës. Mes tyre do të jenë 86 eurodeputetë, të cilët i përkasin partive të djathta.
Qëllimi i takimit është përcaktimi i strategjisë që do të ndiqet nga grupi i Parlamentit Evropian, i cili kërkon një bashkëpunim me administratën e Trump dhe jo siç po bëjnë shumica e liderëve të qeverive evropiane.

Sipas burimeve, ‘Patriotët për Evropën’ janë më të interesuar të përfitojnë nga vala e shkaktuar nga fitorja e Trump dhe nga tronditja e shkaktuar në BE nga masat e reja nga SHBA. Syri.net- Protothema.

LEXO EDHE:

Back to top button