Violina e vitit 1714 shitet 11.3 milionë dollarë

Violina e vitit 1714 shitet 11.3 milionë dollarë

Violina Stradivari e vitit 1714 shitet në ankand për 11,3 milionë dollarë. Violina u shit në Nju Jork nga shtëpia e ankandeve Sothbaj. Kjo violinë konsiderohet si një nga veprat më të mira të prodhuesit Antonio Stradivarit, ndërtuar gjatë “Periudhës së Artë” të tij në kulmin e mjeshtërisë së tij artizanale dhe akustike, sipas shtëpisë së ankandit. Violina zotërohej nga Konservatori i Anglisë së Re në Boston dhe të ardhurat nga shitja e violinës do të shkojnë për bursat studentore, njoftoi shtëpia e ankandit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button