Edi Rama, nervozizëm “LIVE”, sharje dhe grusht tavolinës
Edi Rama, nervozizëm “LIVE”, sharje dhe grusht tavolinës

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në paraqitjen direkte në rrjetet sociale në një moment shihet duke gjuajtur me grusht tavolinën dhe duke sharë. Sipas syrit kritik të komentuesve, reagimi i Ramës erdhi si i tillë, kur kuptoi për urdhrin e arrestit ndaj Erion Veliaj. Megjithatë, Rama tha se ky reagim ishte për shkak të një problem teknik të internetit. Madje ai tha se ky reagim tregon se ai punon me pasion për Shqipërinë.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment, sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, me zemër, kush është këtu i gjithi”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.