Muhaxhiri: Radio mbetet e fuqishme por duhet të përshtatet me kohën

Muhaxhiri: Radio mbetet e fuqishme por duhet të përshtatet me kohën

Gazetare” Ilmie Zhaku

Gazetari Albion Muhaxhiri, I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, foli për ndryshimet që ka pësuar radio ndër vite dhe ndikimin që vazhdon të ketë në shoqëri. Ai theksoi se radio mbetet një medium I rëndësishëm, sidomos në Kosovë, ku dëgjueshmëria është e lartë në krahasim me vendet e rajonit.

“Radio dëgjohet shumë në Kosovë, ka radio shumë të mira që ofrojnë program cilësor dhe fakti që ka një audiencë të madhe ka bërë që edhe pronarët e radiove të përkushtohen më shumë për të ofruar diçka kualitative,” tha Muhaxhiri.

Ai vuri në dukje se, megjithëse radio është përshtatur me kohën dhe ka ndryshuar, ndikimi I saj mbetet I njëjtë. Sipas tij, muzika po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në radio, ndërsa formatet tradicionale po evoluojnë për t’u përshtatur me kërkesat e publikut.

Duke komentuar trendin e podcasteve, Muhaxhiri theksoi se ato bazohen në radion, pasi përdorin të gjitha elementet e saj, por tha se edhe po abuzohet me podcastet.

“Unë nuk jam dakord me pjesën e abuzimit, sepse jo të gjithë janë të kualifikuar për të bërë një podcast, por po shohim që shumë po e bëjnë,” tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri e vlerëson rolin e radios si një medium që vazhdon të ketë ndikim të madh, pavarësisht zhvillimeve të reja teknologjike dhe përhapjes së platformave të reja të komunikimit. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button