Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në seancën paraprake është dëgjuar dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin, ka ndihmuar në gjurmimin e Vanjës, duke mbledhur video materiale. Trajkovski ishte dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë. Ai duhej të dëshmojë në fillim të procedurës, bashkë me dëshmitarët e tjerë, por për shkak të arsyeve shëndetësore nuk ndodhi një gjë e tillë. Më pas ai nuk ishte i kapshëm për organet e rendit për shkak të një vepre tjetër. Më 23 janar u dorëzua në polici dhe që atëherë është në paraburgim. Për rastin në fjalë, të akuzuar janë Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai I vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Që të gjithë janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë. 14 vjeçarja Vanja dhe 74 vjeçari Pançe, u paraqitën si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor të 2023-tës, ata më vonë më 3 dhjetor u gjetën të Vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. /Alsat.mk