Golden Stejt befason Hjustonin, fitore edhe për Dallasin e Klipersat

Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit, u mund 116-101 në fushën e Minesota-s. Naz Reid me 27 pikë e 14 kërcime ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Entoni Eduards me 23 pikë.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden Stejt, që falë 27 pikëve të Stefon Kerrit mundi 105-98 Hjustonin. Skuadra e Klipersit kori fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur 120-116 Juta Xhazin, takim ku u dallua Xhejms Harden me 32 pikë.
Në një ndeshje spektakolare, ekipi i Nju Orlinsit mposhti 140-133 Sakramenton. MekKollum realizoi 43 pikë për vendasit. Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 118-113 Majamin, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.
NBA-Rezultatet
Nju Orlins – Sakramento, 140-133
Hjuston – Golden Stejt, 98-105
Minesota – Oklahoma, 116-101
Dallas – Majami, 118-113
Juta Xhaz – Klipers, 116-120