Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore përplaset me një anije tregtare pranë Kanalit të Suezit
Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore përplaset me një anije tregtare pranë Kanalit të Suezit

Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore USS Harry S. Truman u përplas me një anije tregtare pranë Egjiptit në Detin Mesdhe të mërkurën mbrëma, tha të enjten një zëdhënës i Marinës.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen midis anijes luftarake amerikane dhe anijes me flamur panamez Besiktas-M, por zëdhënësi tha se nuk rezultoi në ndonjë përmbytje në bordin e Truman dhe impiantet e tij të shtytjes bërthamore ishin të paprekura, shkruan CNN.
Nuk u raportua për të lënduar në asnjërën anije, megjithëse anija tregtare pësoi disa dëme, tha një zyrtar i Marinës.