Rej Manaj shënon golin e 7-të në elitën e futbollit në Turqi

Sulmuesi i Shqipërisë, Rej Manaj, e ka shënuar golin e shtatë në elitën e futbollit të Turqisë të shtunën. Derisa forma e mirë e Manajt po vazhdon, ndryshe është ecuria e rezultateve të skuadrës së tij, Sivassporit, që u mposht me gol të minutave shtesë.
Sivasspori humbi 2:1 në udhëtim te Gaziantepi të shtunën, në xhiron e 24-t dhe Manaj realizoi nga penalltia për epërsinë 1:0 të Sivassporit, në minutën e 26-të.
Por Sivasspori pranoi një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në minutën e parë të kohës shtesë, për disfatën e dytë rresht në ligë. Manaj në Superligën e Turqisë pas 17 ndeshjeve të luajtura i ka edhe tri asiste.