Katër skuadra i “mbyllën derën” kampionit të botës në Formula 1

Në fund të sezonit 2022, katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Fetell, vendosi të tërhiqej nga garat për arsye familjare. Por duket se 4 herë kampioni i botës ka synuar rikthimin në gara këtë vit, por nuk ka qenë i mirëpritur.

Sipas asaj që u zbulua nga “F1-Insider” Fetel nuk ka reshtur kurrë së kërkuari zgjidhje të tjera për t’u rikthyer në pistë. Piloti gjerman, fillimisht u përpoq të zbarkonte në “Audi-Sauber”, por mori një refuzim të sjellshëm nga CEO i atëhershëm i projektit Andreas Seidl.

Kjo nuk është e gjitha. I vetëdijshëm për vështirësitë e Serhio Perezin, si shoku i skuadrës së Maks Verstapenit, Fetel thuhet se u përpoq t’i ofrohej “Red Bull”, për një rikthim të bujshëm aty ku fitoi titujt kampionë bote. Helmut Marko pranoi kontaktet e tij me 37-vjeçarin, por përgjigjja ka qenë sërish negative.

Edhe Uiliams i ka kthyer përgjigje negative pilotit gjerman disa muaj më parë, duke vendosur të marrë Karlos Sainzin.  Refuzimi i fundit ka ardhur nga “Porshe”, e cila pas disa testeve me katër herë kampionin e botës në timonin e “Hypercar 963”, preferoi të kthehej drejt profileve të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button