Kocevski do të japë dorëheqje vetë nëse konstatohet shkelje në punën e tij

Kocevski do të japë dorëheqje vetë nëse konstatohet shkelje në punën e tij

Gazetar: Mihajllo Donev

“Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore, unë vetë do të jap dorëheqje”, tha sot kryeprokurori Lupço Kocevski, duke komentuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij. Kocevski thotë se nuk sheh shkelje disiplinore në punën e tij, por vendimin ua lë politikanëve.

“Nga ajo që kam dëgjuar deri tani në publik, çfarë mund të komentoj, përveç se këtu nuk ka shkelje të rëndë disiplinore. Vendimin ua lë politikanëve, kam punuar me rigorozitet dhe do të vazhdoj të punoj sipas ligjit. Nëse plotësohen kushtet sipas ligjit për prokurorinë publike, unë i qëndroj kësaj dhe le të më shkarkojnë. Mirëpo, nëse nuk plotësohen kushtet për prokurorinë publike, publiku do të gjykojë nëse do të shkarkohem ligjërisht apo kundërligjshëm”, tha Lupço Kocevski – prokuror publik shtetëror.

Një nga arsyet e propozimit të Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit ka qenë edhe emërimi i Natasha Kërstevska Calevës në krye të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit përderisa në vazhdim është procedura disiplinore ndaj Mustafa Hajrullahit. Qeveria beson se është e paligjshme që ajo të drejtojë prokurorinë dhe pas vetëm një jave, Caleva kërkoi të japë dorëheqje. Në prononcimin e saj ajo deklaroi se dëshiron të largohet nga kjo pozitë për t’u fokusuar në rastet për të cilat duhet të punojë. Megjithatë Këshilli i Prokurorëve Publik nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe Caleva mbetet në detyrë.

“Ju morët pjesë në seancë dhe patë që unë takova anëtarët e Këshillit, peticioni dhe kërkesa u është dorëzuar të gjithëve, kështu që do të marrim vendim në seancën e ardhshme, nuk mund të them më shumë se kjo për momentin”, tha Dushica Dimitrievska- kryetare e Këshillit të prokurorëve publik.

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e ardhshme do të duhet të diskutojë edhe propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit. Këshilli duhet të konstatojë nëse Kocevski ka bërë shkelje disiplinore, por edhe nëse jep mendim negativ për shkarkimin, fjalën e fundit do ta kenë deputetët, pasi ky propozim të vendoset në votim në Kuvend./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button